490
Gazetari Ridvan Berisha ka ndryshuar emrin, Ridvan në Rid.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Arsyeja themelore është kur e kom pa një prijës fetar, një shoëmen, gjysmëdemagog duke ia lënë emrin Ridvan një serbi që vendosi vullnetarisht të konvertohet në islam. Meqenësë shoqëria më ka thirr gjithmonë Rid, vendosa ta shkurtova emrin në Rid”, tha ai.
Berisha tha se nuk dëshiron që të nxisë urrejtje e përçarje ndëretnike.
Ai tha se 15 ditë ose një muaj do të marrë kohë derisa t’i konfirmohet kjo gjë nga Ministria e Punëve të Brendshme.