Gjithçka e kryer, pritet vetëm zyrtarizimi i Sanchos te Dortmundi

by Nexhat

Transferimi i Jadon Sanchos nga Manchester United te Borussia Dortmund tashmë është punë e kryer, pasi ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se United dhe Dortmund kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Jadon Sancho

Sulmuesi anësor anglez do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Gjermani pasi i kaloi muajt e fundit i larguar nga ekipi i parë.

Me insistimin e Djajve të Kuq, nuk ka asnjë mundësi që Dortmund ta blejë atë përgjithmonë pas përfundimit të huazimit

Një tarifë huazimi me vlerë 4 milionë euro është finalizuar, me Dortmundin të gatshëm të mbulojë një pjesë të pagës së Sanchos.

Sancho ani pritet të udhëtojë menjëherë për të përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe për ta zyrtarizuar këtë lëvizje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy