32
Një vajzë e mitur ka raportuar se është mbyllur brenda në një banesë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kaçanik.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku e kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën.
E mitura dyshohet se ishte dhunuar, dhe lidhur me rastin është arrestuar edhe personi i dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policisë.