Kaosi i shkaktuar seancat e fundit në Kuvend nga opozita, për Edi Ramën do të marrë fund, sepse sipas tij, nuk do t’i çojë asgjëkundi dhe se nuk do të kenë ‘shans të marrin atë që kërkojnë’
Duke ironizuar Sali Berishën i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe mban fjalim nga ballkoni i banesës përpara mbështetësve të tij, ai tha se kjo rrugë të “çon vetëm poshtë ballkonit, je i lirë ta bësh”.
“Do të ndezësh flakën në parlament? Ndizi. Do të përdoresh gjithë arsenalin e gojës? Përdore! Por asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep kohë tjetrit të flasë. Nuk e di kur, por dhe kjo do marrë një fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë. Nuk të çon askund. Të çon poshtë ballkonit po, je i lirë ta bësh!”, Rama