Kriza energjetike, ekzekutivi ndan 16 milionë euro

by Nexhat

Qeveria e Kosovës ka ndarë 16 milionë euro për zbatimit e masave 1 dhe 4 të planit të veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, gjersa prej tyre 11 milionë shkojnë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në mënyrë që të bëhet mbulimi i pagesës për familjet e cenueshme.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 5 milionë shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe 11 milionë për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transferev, tek programi ndihma sociale

banner

“…11 milionë shkojnë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve tek programi ndihma sociale në mënyrë që të bëhet mbulimi i pagesës për familjet e cenueshme në kuadër të programit që kemi miratuar…”, tha ai.

Ndryshe, muaj më parë Qeveria e Kosovës pati vendosur subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy