Kush e hetoi dhe pse s’po publikohet raporti për sulmin terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku?

by Nexhat

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka deklaruar se edhe një vend tjetër është duke i kryer hetimet për sulmin terrorist në Banjskë, por që nuk po i bënë publike të gjeturat.

Këto komente Kearns i bëri gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Sekretarit të jashtëm britanik, David Cameron

banner

“Unë e di që një vend tjetër – një vend i “Five Eyes” – ka me të vërtetë një hetim të tërë, por ata nuk janë të gatshëm t’i publikojnë ato rezultate. Kështu që, unë mendoj se në Mbretërinë e Bashkuar duhet të dalin me rezultate duke shpjeguar saktësisht se çfarë ndodhi atë ditë sepse Vuçiq ende thotë se ajo që ndodhi atë ditë, nuk ka ndodhur”, tha Kearns.

E këto deklarata të Kearns i ka analizuar ish-zëvendësministri i Brendshëm Valdet Hoxha

Ai thotë se nga pesë vendet e Five Eyes që janë Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kearns përjashtoi mundësinë që rezultatet e hetimeve i ka Britania.

“Në këtë rast, theksi i deputetes britanike që një shtet nga ky rrjet i ka tashmë të përfunduara hetimet dhe pse nuk po bëhen publike dhe duke i njohur qëndrimet konsistente të zonjës Kearns lidhur me organizimet ushtarake dhe paramilitare dhe terroriste të këtyre bandave serbe, po besoj që rezultatet mund t’i supozojmë që janë në drejtim të asaj që ne të gjithë po e pohojmë, që janë struktura të organizuara shtetërore”, ka deklaruar Hoxha në RTV Dukagjini

Ish-zëvendësministri thotë se duke pasur parasysh rolin dhe pozitën gjeografike të Australisë, Kanadasë apo Zelandës së Re, i bie që sipas zonjës Kearns SHBA është vendi që tashmë e ka në dorë rezultatin e hetimeve për Banjskën

“Fokusi i këtyre shteteve megjithatë është në rajone tjera dhe SHBA-ja është zot shpie në këtë rajon dhe meqenëse zonja Kearns tha që është një shtet tjetër e jo Britania, i bie që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë raportin e shkruar për Banjskën dhe po e presin momentin të veprojnë ndaj Serbisë”.

“Nëse nuk ka efekt diplomacia interne dhe në qoftë se ende Vuçiqi luan me dy karta, besoj që do të publikohet ai raport dhe po besoj që do të shohim aeroplanët F-16 edhe në pjesë tjera ajrore të territorit të Evropës”.

Hoxha thotë se fluturimi i aeroplanëve F-16 mbi Bosnje është një pikë kulmore dhe se nuk ka ndodhur një veprim i tillë prej kohësh.

“Është pika kulmore dhe deklarata e sekretarit të Jashtëm të Britanisë nuk është që e kemi dëgjuar edhe atë shpesh që kërkon qëndrim më agresiv ndaj Serbisë, pra po besoj që jemi në një pikë të re kur paralajmërimet zyrtare të Serbisë për apetite okupuese si shkëputja e Republikës Serbe apo aneksimi në veri të vendit. Po besoj që i kanë shkelur vijën e kuqe dhe tashmë do të kemi një ultimatum pak më të qartë nga vendet e Perëndimit ndaj Serbisë”, ka deklaruar Hoxha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy