Dy persona janë arrestuar të mërkurën mbrëma nga njësitë policore të stacionit të Drenasit, pasi dyshohen për disa vjedhje të rënda.
Sipas njoftimit, rastet kanë ndodhur në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, në lokacione të ndrysh
“Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar”, thuhet në komunikatën për media.
Të dyshuarit janë A.U, 32 vjeçar dhe G. S, 17 vjeçar. Po ashtu, policia ka konfiskuar një armë të gjatë dhe disa pajisje pune, të cilat dyshohet të jenë të vjedhura
“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për armëmbajtje pa leje dhe së paku gjashtë raste të vjedhjeve të rënda”.