Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për takimin informal mes kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka për një ribashkim të mundshëm të Partisë Demokratike
Çollaku u shpreh se PD është në këtë situatë nga konflikti brenda partisë, ndërsa renditi kushtet për bashkimin e Partisë Demokratike. Ai tha se pa u shuar konflikti nuk mund të ketë koalicion për bashkimin e partisë
Ndër të tjera ai tha se thelbi i Partisë Demokratike është se si do jetë marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara, referuar faktit se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA-të dhe tani ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për dosjen ‘Partizani’
“Pse jemi në këtë gjendje? PD ka krijuar koalicione të mëdha, të gjëra dhe situata s’ka qenë e dëshiruar. Jemi në këtë situatë për shkak të konfliktit që nisi brenda PD-së. Thelbi qëndron te konflikti në PD. Nuk ndodhi për çështje të simpatisë personale. Mua më ndau një çështjes parimore, ku mendoj se kjo ka qenë vija ndarëse. Ne kërkuam distancimin e PD-së nga personat e shpallur non-grata. Një palë e zgjidhi në një formë, dhe pala tjetër në tjetër formë. Askush nuk mund t’i shmanget thelbit të problemit. Çështja e parimit është 1? Cila do jetë marrëdhënia me SHBA-të? Ndarja do jetë kjo, marrëdhënia me SHBA-të, e kushtëzuar, e pakushtëzuar? Pra siç e thashë thelbi ndodhet këtu, çdo gjë tjetër mund të zgjidhet. Në rast e japim këtë përgjigje, cdo gjë tjetër është e zgjidhshme.”, u shpreh nënkryetari i PD-së