Dështon seanca ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve, kjo është arsyeja

by Nexhat

Për shkak se gjykatësja që kishte qenë anëtare në këtë trup gjykues, Suzana Çerkini ka kaluar si gjyqtare përgjegjëse në degën në Fushë Kosovë, ka dështuar të mbahet seanca në gjykimin ndaj ish-kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj dhe të tjerëve.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili, raporton “Betimi për Drejtësi”

banner

I njëjti tha se në pamundësi që ta kompletojnë trupin gjykues, janë të obliguar që seancën e sotme ta anulojnë.

Gjithashtu, në këtë seancë prezent nuk ishte as mbrojtësi i të akuzuarit Hasani, avokati Ymer Huruglica

Po ashtu, gjykatësi Veseli shprehi keqardhje për dështimin e kësaj seance.

Në këtë rast, për korrupsion për shkak të shpronësimeve dhe shpalljes së ‘Zonës ekonomike” të Malishevës po akuzohen ish-kryetari i Malishevës, Ragip Begaj bashkë me ish-ministrin Bajram Hasani e zëvendësministrin Faton Thaqi. Pjesë e aktakuzës për korrupsion janë edhe Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi.

Ndërsa, Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 1 korrik 2021, Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje e parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.

Ata po ngarkohen se duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar, kanë krijuar Zonën Ekonomike në Malishevë, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik me qëllim të shpronësimit të tokave të blera me çmim të ulët, me një çmim shumë më të lartë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy