Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Frosinones me rezultat 4-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshje, duke fituar penallti që në minutën e nëntë.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Arek Milik që shënoi për 1-0, duke e mposhtur portierin Michele Cerofolini
https://twitter.com/juventusfc/status/1745540663775551988?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1745540663775551988%7Ctwgr%5Eee962e614132b8dadb9fcd7d2fff4b96cc5c4720%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fjuventusi-spektakel-kalon-ne-gjysmefinale-te-kupes-se-italise%2F
Në minutën e 38-të erdhi edhe goli i dytë, kur Weston McKennie asistoi te Milik që shënoi për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, pas një gabimi në mbrojtjen mysafire, Milik kompletoi het-trikun duke shënuar për 3-0.
Në minutën e 61-të, ishte radha e sulmuesit të ri turk, Kenan Yildiz, i cili përfitoi nga asistimi i McKennie për të shënuar për 4-0
62' | Triplo cambio ⚪️⚫️
— JuventusFC (@juventusfc) January 11, 2024
⬅️ Milik, Locatelli, Miretti
➡️ Vlahovic, Iling-Junior, Nicolussi Caviglia#JuveFrosinone [4-0] #CoppaItaliaFrecciarossa pic.twitter.com/OJOg6ewOeJ
Deri në fund nuk kishte gola të tjerë, ku Juventusi kalon tutje dhe do të takohet me Lazion.