Kurti pret me ceremoni shtetërore kryeministrin irlandez

by Merita

Kryeministri Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.

Dy kryeministrat pastaj do të mbajnë një takim dypalësh dhe pas takimit do të mbajnë edhe një konferencë për media.

banner

Konferenca është paraparë të mbahet në orën 10:30.

Varadkar do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani. Takimi me Osmanin do të mbahet në orën 11:00.

Varadkar ka arritur në Kosovës të mërkurën ku në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e ka pritur kryeministri Kurti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo është vizita e parë e Varadkarit në Kosovë.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm kryeministrin e Irlandës, në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, Varadkar”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy