Masat ndaj Kosovës, kryeministri irlandez: Duhet të hiqen – të themelohet Asociacioni, por që nuk mundëson një mikro-shtet

by Nexhat

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar i cili ndodhet për një vizitë në Kosovë ka folur për masat ndaj Kosovës, Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zgjedhjeve në veri, etj.

Varadkar në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se masat ndaj Kosovës duhet të hiqen

banner

“…Është qëndrim i qeverisë irlandeze që besojmë se masat kufizuese që janë vendosur ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe këtë pozicion ia kam thënë edhe kryeministrit dhe është zyrtar…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Duke folur për zgjedhjet në katër komunat në veri, tha se është me rëndësi që kryetarët të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe t’i përfaqësojnë njerëzit që jetojnë në ato zona

“…Dua të shoh edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por nuk duam të shohim një mikro-shtet brenda Kosovës, kjo nuk do të ishte e dobishme për të ardhmen,”, tha ndër të tjera kryeministri irlandez. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy