Shumë herë kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka njoftuar se arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur kroat, Jaksa Vulic.
Prishtina drejtohej nga Albert Sylejmani që pas largimit të nga Zydrunas Urbonas
“Trajneri i mirënjohur kroat, Jaksa Vulić, nga Cibona në Prishtinë! Klubi ynë ka arritur marrëveshje për drejtimin e skuadrës me trajnerin kroat, Jaksa Vulić”
“Vulić së fundmi ishte kryetrajner i Cibonës së Zagrebit, Cedevitës në Kroaci, si dhe më herët ka drejtuar skuadra të njohura në Slloveni e Bosnje, me të cilat u shpallë kampion dhe fitoi çmime si trajneri më i mirë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sigal Prishtina mban aktualisht vendin e katërt me 16 pikë, aq sa ka edhe Ylli si i treti.