Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar gjashtë persona në Suharekë, meqenëse pas një mosmarrëveshje janë përleshur në një lokal.
Gjithashtu policia ka bërë me dije se të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në mbajte për 48 orë janë ndalur B.C. (viti i lindje 1981) F.C. (viti i lindjes 1986), L.C. (viti i lindjes 1991), L.C. (viti i lindjes 1991) dhe E.G. (viti i lindjes 1996) të gjithë meshkuj kosovar shqiptar, ndërsa i dyshuari i gjashtë E.S. (viti i lindjes 2000) me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.