45
Prishtina ka vazhduar me përforcime, duke nënshkruar me anësorin Yoan Marc-Oliver.
Lojtar që luajti në stinorin vjeshtor te Ballkani, më parë ishte pjesë e Malishevës dhe Istogut
Ai është shprehur i lumtur që do të luajë te Prishtina.
“Jam te klubi më i trofeshëm në Kosovë. Dua të luaj në Evropë me Prishtinën. Do të jap gjithçka në fushë, për tifozët, për ekipin dhe të krijojmë kujtime të mira”, ka thënë Marc Oliver pas prezantimit
Prishtina do tentojë të krijojë skuadër të fortë për stinorin pranveror pasi synon garat evropiane.