Gazment Bardhi ka mbledhur këtë paradite të së premtes Grupin Parlamentar të PD, ku marrin pjesë deputetë mbështetës të tij dhe Sali Berishës
Ndryshe nga mbledhjet e mëparshme, në këtë të sotme që po mbahet në Kryesinë e Kuvendit, mungon Berisha, i cili ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë.
Sipas gazetarit Osman Stafa, në mbledhje fokusi i diskutimit është gjetja e një mënyrë për të bashkuar opozitën. Ndërkohë pas përfundimit të mbledhjes, pritet që Bardhi të ketë edhe një komunikim me gazetarët, për të zbuluar detaje të mëtejshme