Përpos me anije dhe helikopterë, Houthit kanë qenë të pajisur me drone ashtu edhe me raketa në sulmet e tyre të fundit në Detin e Kuq.
Mjetet ajrore pa pilot (UAV) ose të ashtuquajturat “dronët kamikazë” janë përdorur nga grupi Houthi për të sulmuar anijet amerikane dhe britanike në transportin komercial
Houthit kishin mobilizuar më parë dronët Qasef si dhe Samadët me rreze më të gjatë veprimi.
Pjesa më e madhe e këtyre armëve të përmendura janë blerë nga Houthi për t’u përdorur në konfliktin e tyre të gjatë me Arabinë Saudite
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore pohojnë se Irani po i furnizon forcat Houthi me drone dhe me teknologji më të avancuar raketore
Në dhjetor të vitit 2019, SHBA-ja tha se marina e saj kishte përgjuar një anije në Detin Arabik që ishte e furnizuar me raketa lundrimi nga Irani të destinuara për rebelët jemenas.