Deputetja e VV i kapërcen kufijtë e reagimit ndaj Ramush Haradinajt, tenton ta përqesh si flet

by Nexhat

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka tentuar ta përqesh kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn, për mënyrën se si flet, pas reagimit të këtij të fundit lidhur me kërkesën e Kosovës për të blerë raktetat “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 

Ajo ka shpërndarë një fotografi ku shihet Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ambasadorin e ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, derisa ka shkruar “Ramushi: phardje e kam nënshkruar marrëveshjen për raketat Javelin 🤣”.

Ndryshe, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të krenohet për kërkesën ndaj SHBA-ve që të furnizohet me anti-tank Javelin.

Haradinaj ka thënë se që nga viti 2018 në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm

Madje ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari se pse një kërkesë e tillë është vonuar.

”Po lexoj se si Kosova paska bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa anti-tank Javelin. Lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite! Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm”.

“Kjo qeveri, sot nuk mund të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi anti-tank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë! Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy