Fillon seanca e të akuzuarve për trazira në veri, i pranishëm edhe “Llune”

by engel

Njëri nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic, i njohur si “Llune”, ka dalë sot para trupit gjykues në Prishtinē.

Njësia Speciale e Kosovës kishte arrestuar atë me 13 qershor të vitit të kaluar.

banner

Ai njihet si një nga organizatorët kryesor të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë trazirave të fundit në Veri.

Sipas ministrit Xhelal Sveçla, “Llune” ishte një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe “bosi” i bandave kriminale ndër vite në Veri.

I akuzuari tjetër është Aleksander Vllahiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy