Sevilla pësoi humbje me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Alavesit, duke marrë kështu një goditje të rëndë sa i përket luftës për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll.
Mysafirët shënuan dy gola me anë të Nahuel Tenaglia dhe Kike Garcia, para se Sevilla të rikthehej në lojë duke barazuar shifrat në 2-2, vetëm që në minutën e 90-të, Alaves të shënoi golin e fitores
Sidoqoftë, më shumë se rezultati ajo që po merr vëmendjen e tifozëve anembanë botës është mënyra se si sulmuesi argjentinas, Lucas Ocampos e ekzekutoi penalltinë në minutën e 82-të.
Teksa presioni në këmbët e tij ishte në maksimum, 29-vjeçari nuk u shqetësua shumë rreth kësaj dhe arriti që të shënojë me një goditje “no-look” për të barazuar shifrat në 2-2
https://twitter.com/LaLigaExtra/status/1745925637372596401?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1745925637372596401%7Ctwgr%5E7f78181efddd56f464d524655021d55f6fd3f340%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgoli-spektakolar-ocampos-nga-penalltia-ne-ndeshjen-ndaj-alavesit-po-ben-xhiron-e-botes-ne-internet%2F
Ky gol natyrisht që çoi në delir tifozët e pranishëm në stadium të cilët ‘shpërthyen’ në festë, mirëpo vetëm disa minuta më pas u zhgënjyen kur ekipi i tyre pësoi golin e tretë duke pësuar kështu humbjen e tretë radhazi në La Liga.
Në anën tjetër për Ocampos ky ishte goli i tij i tretë këtë edicion, teksa ka edhe një asistim