Kosova rreshtohet me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar që kanë nisur sulme kundër rebelëve në Detin e Kuq

by Nexhat

Kosova është deklaruar krahë partnerëve ndërkombëtare ndaj sulmeve të filluar ndaj grupimit Huth,

Përmes një deklarate nga MPJ-ja, thuhet se përkrahin veprimet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme

“Republika e Kosovës mbështet plotësisht veprimet proporcionale ushtarake të partnerëve tanë ndërkombëtarë kundër grupimit të armatosur Huth, i cili përveç që po kërcënon stabilitetin në Lindje të Mesme përmes sulmeve kundër anijeve komerciale, po pengojnë  seriozisht edhe qarkullimin e lirë të tregtisë dhe mallrave, gjë që rrjedhimisht po krijon pasoja negative për  ekonominë dhe fushat e tjera”, thuhet në njoftim

Në deklaratë tutje thuhet se armiqtë e paqes janë armiq të të gjithve.

“Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar”, thuhet tutje në deklaratë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy