Kurti i ndan shqetësimet me socialistët evropianë për gjendjen e sundimit të ligjit në Serbi

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin mbi sundimin e ligjit në Serbi.

Në rrjetin social “X”, Kurti ka bashkëngjitur një letër që kryetari i Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), Stefan Lofven, i ka dërguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, ku flitet për parregullsitë në zgjedhjet e 17 dhjetorit 2023 në Serbi

banner

Kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gurthemel i stabilitetit dhe progresit.

“I përsëris shqetësimet e ngritura nga presidenti i PES, Stefan Lofven në lidhje me sundimin e ligjit në Serbi. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si gurthemel i stabilitetit dhe progresit, duhet të mbrohen kolektivisht. Këto shtylla të demokracisë janë vendimtare për aspiratat tona të përbashkëta si socialdemokratë”, shkruan Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy