Liverpool shet Mo Salah për yllin francez

by Merita

Liverpool është rikthyer në atë që ishte, ose të paktën kështu duket bazuar në vendin ku ndodhet në tabelën e Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp mbetet lider pas 20 ndeshjesh, megjithatë një moment kritik vjen për kuqezinjtë, të cilët humbasin një lojtar kyç.

Mo Salah ndodhet tashmë në Bregun e Fildishtë për të luajtur në Kupën e Afrikës me Egjiptin, gjë që do ta largojë për një kohë të gjatë nga Britania teksa të kuqtë kanë angazhime si në kampionat, ashtu edhe në kupë. Por sa vijnë e shtohen thashethemet se faraoni do të largohet në Arabinë Saudite, me shumë mundësi në verë.

Këto zëra përforcohen edhe për shkak të interesimit të Liverpool për Kylian Mbappe. Nuk është çështja se nuk mund të luajnë të dy së bashku në një ekip, madje do të ishe dyshe ëndrrash, por problemi mbetet se për të marrë Mbappe, duhet të sigurohen financa të shëndosha dhe ato mund të sigurohen vetëm nga shitja e Salah, pa përmendur faktin se do të rëndonin edhe në borderonë e pagave të dy bashkë.

Vetëm duke shitur Salah në Arabinë Saudite, Liverpool mund të konkurronte me Real Madrid për shërbimet e Mbappe, të paktën kështu mendohet për momentin, pasi në verë mund të ketë skenarë të tjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023