Lutfi Haziri lë të nënkuptohet se në LDK nuk ka më vend për Vjosa Osmani: Falim gabime, por jo budallaki e tradhti

by engel

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë ka lënë të nënkuptohet se presidentja Vjosa Osmani, e cila e braktisi këtë parti dhe formoi partinë e saj para se të bëhej president nuk ka më vend në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Haziri ka thënë se njerëzve u falen edhe gabimet e mëdha, por jo edhe budallakitë e tradhtitë.

banner

Ai tutje ka shtuar se LDK-ja është bërë një lloj tyrbeje ku njerëzit kthehen pas aventurave nëpër parti të tjera dhe gabimeve në karrierën e tyre politike.

Nënkryetari i LDK-së në T7 ka thënë se ka ardhur koha që s’duhet lejuar të kthehen në parti për të kërkuar falje ata që e kanë tradhtuar partinë për interesa personale e partiake.

“Zoti, i vetmi Zoti është i mëshirshëm që falë gabime por jo budallaki. Zoti falë gabime të mëdha njerëzve, por budallakitë s’jau falë. LDK është bërë një farë tyrbe, që njerëzit qohen gabojnë, shkojnë në parti tjera rri, fito diçka, mandej në fund kur t’iu rrezikohet vendi atje, kthehen të shpija e vjetër, fito prapë diçka. Besoj që ka ardhë një kohë kur s’duhet me leju ata që LDK-në bukfalisht e tradhtojnë, vazhdojnë me tradhtu për interesa personale, partiake, mos me pas mundësi me ardhë me kërku falje, sepse unë e quaj budallaki, nuk është gabim. Ose më mirë ta quajmë zgjedhje, kjo është zgjedhje, kur ki zgjedh, e ki moshën e madhe, dhe kjo zgjedhje nuk i ka kalu keq asaj, Vjosa është bërë presidente”, ka thënë Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy