Nga vila sekuestruar e Millan Radoiçiqit, policët nisen drejt patrullimit në Liqenin e Ujmanit (Pamje)

by Nexhat

Nga shkallët e vilës së sekuestruar të Millan Radoiçiqit, zyrtarët e Policisë së Kosovës po nisen për patrullim në Liqenin e Ujmanit.

Me dy anije të ndara e të pajisur me mjetet e nevojshme, policët po kryejnë detyrat e tyre.

banner

Mbi këto anije të vendosur janë edhe flamuri i Kosovës edhe ai i Policisë së Kosovës.

Patrullimi i tyre nisi nga vila e Radoiçiqit, personi që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Radoiçiq mbante pozitën e nënkryetarit të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

Ai dha dorëheqje nga kjo pozitë pas sulmit që u bë më 24 shtator 2023, ku i vrarë mbeti polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në kundërpërgjigje, pjesëtarët e PK-së vranë tre pjesëtarë të grupit terrorist përderisa pjesa tjetër u arratisën në Serbi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy