Jadon Sancho është larguar nga Manchester United për t’iu bashkuar Borussia Dortmundit në formë huazimi deri në fund të sezonit 2023/24 – duke i dhënë fund një ‘mërgimi’ gati pesë-mujor nga futbolli konkurrues.
Sancho nuk ka luajtur për Unitedin që nga fitorja 3-2 ndaj Nottingham Forest më 26 gusht
Dhe pasi u la jashtë skuadrës për humbjen 3-1 ndaj Arsenalit më 5 shtator, një mosmarrëveshje publike – dhe bisedime të pasuksesshme të mëvonshme – midis lojtarit dhe trajnerit Erik ten Hag bëri që anglezi u përjashtua nga skuadra dhe nga trajnimi me ekipin e parë.
Si rezultat, Sancho tani po kthehet në Dortmund jo vetëm për të rimarrë formën e tij më të mirë, por edhe thjesht për të nisur sërish një futbollin me shokët e skuadrës
Thuhet se United po paguan një të tretën e pagës së Sanchos, që mediumi Spotrac pretendon të jetë 250 mijë funte në javë, ndërsa ai është i huazuar në Gjermani.
Mes largimit të anësorit dhe paraqitjes së tij të fundit për United, kanë kaluar gjithsej 138 ditë ku Sancho nuk ka luajtur nën urdhrat e Ten Hag.
Nëse paga e raportuar e lojtarit është vërtet e saktë, Sancho do të ketë marrë 35,714 funte në ditë në Old Trafford
https://twitter.com/sportbible/status/1745763964166832533?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1745763964166832533%7Ctwgr%5E8fc883d3e2bcc035bf20cb64cb958452739c4b2a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzbulohet-shuma-mahnitese-qe-sancho-e-ka-fituar-gjate-kohes-qe-nuk-luajtur-asnje-ndeshje%2F
Dhe për këtë arsye ai do të ketë fituar një shumë mahnitëse prej mbi 4.9 milionë funtesh që nga paraqitja e tij e fundit kundër Forest.
Sipas Metro, Unitedi refuzoi një kërkesë specifike nga Dortmundi për të futur një opsion për blerjen e klauzolës si pjesë e kontratës së huazimit të Sanchos, pasi ata shpresojnë se paraqitjet e forta në Gjermani do të ndihmojnë në rritjen e vlerës së tregut të 23-vjeçarit