Një shpërthim, sipas dyshimeve të para bombolë gazi, ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicës gjatë ditës së sotme.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se për pasojë janë lënduar, 13 persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”.
“Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi”, ka thënë zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.