Kaos në SHBA, anullohen mbi 2000 fluturime për shkak të stuhisë

by Merita

Kompanitë ajrore në Shtetet e Bashkuara anulluan më shumë se 2 mijë fluturime të premten pasi një stuhi masive dimërore u bë shkak për ndërprerje të energjisë elektrike e krijoi probleme të mëdha në 12 shtete. Në fundjavë gjendja pritet të përkeqësohet. Krahas anullimeve, 5846 fluturime u shtynë.

Linja ajrore ‘Southwest Airlines’ kryeson listën e anulimeve me 401 fluturime, ndjekur nga ‘SkyWest’ me 358. Në një njoftim të ‘Southwest Airlines’ thuhej se disa nga fluturimet e saj për në Çikago, Detroit dhe Omaha, mund të ndikohen.

banner

Administrata Federale e Aviacionit kishte paralajmëruar të enjten se retë, bora dhe forca e erës, mund të vonojnë fluturimet në aeroporte të caktuara. ‘United’ ka anuluar 284 fluturime deri më tani, me disa anulime që shtrihen deri të shtunën ndërsa pret miratimin nga agjencitë rregullatore për të rifilluar operimin e avionëve 737 MAX 9 të Boeing.

Në një deklaratë të kompanisë thuhej se po kryente disa fluturime të planifikuara me lloje të tjera avionësh. Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se do të fillojë auditin e prodhimit të avionëve Boeing dhe do të rrisë mbikëqyrjen ndaj kësaj kompanie, pasi një panel u shkëput nga trupi i një avioni gjatë një fluturimi javën e kaluar. Ky ishte incidenti më i fundit për kategorinë më të rëndësishme të avionëve të kompanisë Boeing./VOA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy