“Ne nuk harrojmë” – më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

by Merita

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka njoftuar se më 15 janar, duke nisur nga ora 19:30 në sheshin e Prishtinës do të ndizen qirinj si shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Qendra ka ftuar edhe institucionet qendrore e lokale që çerekshekullin e gjenocidit ta shënojnë në mënyrë të dinjitetshme.

15 janari është caktuar nga Kuvendi i Kosovës si ditë e përkujtimit të viktimave të gjenocidit. Qirinjtë do të ndizen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

banner

Iniciuesit kanë ftuar edhe qytetarë të komunave të tjera të bëjnë njëjtë, në të njëjtën kohë. “Ne nuk harrojmë” thuhet në thirrjen që është vendosur para Teatrit Kombëtar.

“Organizimi me vetiniciativë edhe i qytetarëve në qytetet jashtë kufijve të Kosovës është i mirëseardhur, andaj ftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë të bëjnë nderimin e viktimave të gjenocidit pikërisht më 15 janar 2024 nga ora 19:30. Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre. Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë”, thuhet në ftesë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka thënë se përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që duhet të bëhet në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy