Pak para nisjes së Big Brother VIP 3, Luiz Ejlli ka diçka për t’u thënë banorëve të rinj

by Merita

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion. “Big Brother VIP 3”, show gjigant dhe programi që mezi e presin të gjithë, nis sonte mbrëma.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka postuar pak më parë një video në Instastory, ku shprehet se e kanë “kapur emocionet meqenëse fillon Big-u”. Këngëtari i dashur për publikun thotë se i vjen keq që banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk e shohin këtë video që ai ka postuar.

banner

Luizi shprehet se do donte që banorët e rinj ta shikonin këtë video, pasi dëshiron që të urojë secilin për këtë rrugëtim të vështirë si dhe t’u thotë që ta shijojnë.

“Më kanë kapur pak këto emocionet meqenëse sot fillon Big-u, edhe më duket si ditë Prime. Më vjen keq që ato banorë që do futen sonte nuk do e shohin këtë video, sepse normalisht sipas rregullores ua kanë heq telefonat. Më vjen keq që nuk e shohin sepse do doja shumë që të uroja secilin prej tyre një nga një në këtë rrugëtim që është shumë i vështirë. Uroj t’iu shkojë sa më mirë dhe shijojeni. Shijojeni sepse është diçka që ju vjen njëherë në jetë, pavarësisht se ka kush e provon edhe 2-3 herë po pak rëndësi ka ajo. Po shijojeni dhe suksese të gjithëve, gjithë konkurrentëve, edhe Ledionit. Gjithëve suksese, iu shkoftë mbarë”- shprehet Luizi në videon e ndarë në Instastory.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy