35
Policia e ka gjobitur me 200 euro dhe ia ka hequr lejen për gjashtë muaj një shoferi, i cili ka vozitur nën ndikim të alkoolit.
Veç kësaj, shoferit i janë hequr edhe dy pikë të patentë shoferit.
“Në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtē policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, ka njoftuar Policia.