Afrika e Jugut thotë se më shumë se 50 vende kanë shprehur mbështetje për rastin e saj në Gjykatën e Lartë të Kombeve të Bashkuara, duke akuzuar Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në luftën në Gaza.
Të tjerët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë hedhur poshtë me forcë pretendimin e Afrikës së Jugut se Izraeli po shkel Konventën e OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Shumë të tjerë kanë heshtur, shkruan euronews,
Reagimi i botës ndaj çështjes historike që u dëgjua të enjten dhe të premten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë tregon një ndarje të parashikueshme globale kur bëhet fjalë për problemin e pazgjidhshëm 75-vjeçar të Izraelit dhe Palestinës.
Shumica e vendeve që mbështesin rastin e Afrikës së Jugut janë nga bota arabe dhe Afrika.
Në Evropë, vetëm kombi mysliman i Turqisë e ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij.
Asnjë vend perëndimor nuk ka deklaruar mbështetje për akuzat e Afrikës së Jugut kundër Izraelit. ShBA, një aleat i ngushtë i Izraelit, i ka hedhur poshtë ato si të pabaza, Britania e Madhe i ka quajtur të pajustifikuara dhe Gjermania tha se “i refuzon në mënyrë eksplicite”.
Kina dhe Rusia kanë thënë pak për një nga rastet më të rëndësishme që do të paraqiten para një gjykate ndërkombëtare në historinë e fundit – dhe Bashkimi Evropian gjithashtu nuk ka komentuar