Florentino Perez do fitore me çdo kusht ndaj Barcelonës, akordon super premio për lojtarët dhe stafin

by Nexhat

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë derbin më të madh spanjoll në Arabinë Saudite sot nga:00 në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila prej disa vitesh luhet në Lindjen e Mesme si turne me katër skuadra.

Rrugës për në finale, Real Madridi eliminoi rivalin e qytetit Atletico Madridin në një ndeshje spektakolare gjysmëfinale

Ndeshja përfundoi 3-3 në kohën e rregullt, por Los Blancos fituan 5-3 në kohën shtesë.

Barcelona në anën tjetër arriti në finale me shumë më pak stres, pasi në gjysmëfinale mundën Osasunan me rezultat 2-0.

Presidenti i Reali Madridit, Florentino Perez u ka premtuar lojtarëve të tij një bonus të madh nëse ata mundin Barcelonën në finalen e Superkupës.

Edhe pse ky trofe është “i parëndësishëm” për shumë kë, El Clasico është gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe Perez donte t’i bënte të ditur ekipit se sa e rëndësishme është që klubi të mundë Barcelonën në çdo ndeshje

Çmimi për fitimin e Superkupës është 8 milionë euro dhe Perez është zotuar të shpërndajë gjysmën e shumës për ekipin dhe stafin e trajnerëve.

Konkretisht, çdo lojtar dhe anëtar i stafit do të marrë një bonus prej 150,000 euro nëse mposht rivalin e tyre më të madh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy