“I dashuri yt ka ardhë si hije të ka thënë ‘mos rri me Bucin’” – Përplasje e ashpër mes Kaderit dhe Santianës

by Nexhat

Brenda shtëpisë së BBVK, Kaderi dhe Santiana u përfshinë në një shkëmbim të ashpër fjalësh dhe akuzash.

Përplasja e tyre e filluar nga një debat i thjeshtë u shndërrua shpejt në një përballje verbale, ku ofendimet dhe gjykimet personale s’patën fund

Gjatë përplasjes, Kaderi i thotë Santianës që është shumë ofenduese, por gjithashtu edhe banorët e tjerë, pasi ata vazhdimisht e kishin quajtur atë ‘analfabete, pa tru e shumë gjëra të tjera’.

Foto: Screenshot/YouTube

Kaderi gjithashtu nxori në pah një koment që lidhet me jetën personale të Santianës, duke thënë: “I dashuri yt ka ardhë si hije të ka thanë ‘mos rri me Bucin’ e ti prapë ke vazhdu.

Në anën tjetër, Santiana, e cila dukej shumë e nevrikosur nga akuzat dhe komentet e Kaderit, iu kthye me një pyetje retorike: “A jeni tu ia bajtë dertin lidhjes tem kaq shumë?

Nuk ke nevojë më u marrë për lidhje tem, mundesh me folë vetëm për lojë.”

Foto: Sreenshot/YouTube

“Ti del nëpër Prime vetëm me Lumin, nuk të del asnjë debat sepse s’ke debat të mirëfilltë, s’ke as argumente” – u shpreh Santiana

Përplasja arriti kulmin e saj kur të dyja banoret filluan të quajnë njëra-tjetrën “ofenduese”.

Santiana gjithashtu shprehet drejt Kaderit duke i thënë që flet kot dhe ke pobleme me gjuhën shqipe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy