“Kjo më kishte munguar”: Kevin De Bruyne shijon rikthimin e tij në Premier League

by engel

Kevin De Bruyne dëshmoi këtë të shtunë në mbrëmje se nuk kishte humbur asgjë nga magjia e tij, pavarësisht një rikuperimi të gjatë. Sapo hyri në lojë dhe ndërsa skuadra e tij ishte në dizavantazh, Djalli i Kuq permbysi rezultatin në 20 minuta me një gol dhe një asistim të shkëlqyer në fund të ndeshjes.

I pyetur nga TNT Sports, ‘KDB’ nuk e ka fshehur gëzimin në fund të takimit. “Më mungonte. Kisha një dëmtim të madh dhe më duhej kohë. U argëtova”.

banner

Nëse goli i tij është plot finesë, asistimi i tij për Oscar Bobb shënohet me vulën “De Bruyne”. “Topi i mirë, por vrapimi i Oscarit ishte i jashtëzakonshëm. Ishte i mrekullueshëm. E pashë vrapimin e tij. Nëse ai nuk do e bente vrapimin e tij, une nuk do te mund ta beja pasimin tim”, tha me modesti mjeshtri i lojës.

Si gjithmonë realist, De Bruyne gjithashtu donte të zbusë pritshmëritë rreth rikthimit të tij. “Unë mendoj se ishte më shumë vullnet se çdo gjë tjetër. Ishte një çmenduri. E di që nuk mund ta bëj këtë për 90 minuta tani. Tani për tani mund të punoj për 30 minuta. E ndjej në mushkëri, veçanërisht me të ftohtin”, shpjegoi belgu. Por është e vërtetë që me një gol dhe dy asistime në dy paraqitje është e vështirë të mos emocionohesh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy