Krijohet në Shqipëri Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike

by Nexhat

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilluan një vizitë në Njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, risia më e rëndësishme për mbrojtjen digjitale dhe që do të luajë një rol kyç kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit.

Njësi do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të funksionojë falë ekspertizës së specializuar të profesionistëve dhe teknologjisë së përparuar

banner

Një prej punonjësve të kësaj njësie, i shpjegoi kreut të qeverisë se qendra monitorohet 24 orë, teksa përdor teknologji bashkëkohore.

“Sistemi në kohë reale siguron alerte, të cilat mund të kenë qëllime keqdashëse ndaj sistemeve. Në orët e para kemi parë një tentativë të mundshme, një aplikacion të panjohur, i drejtuar drejt një pajisjeje, e cila ndodhet te Akademia e Forcave të Armatosura dhe që është një pajisje shumë kritike për sistemet e Forcave të Armatosura. Si skuadra e monitorimit, ne bëjmë analizimin bazik të çdo eventi që gjenerohet nga platforma dhe nga analizimi bazik që mund të gjykojmë të gjithë rrjedhjen e informacionit që ka pasur nga tentativat e aktorëve që mund të jenë keqdashës, drejt pajisjeve tona, shikojmë që disa prej tyre janë kategorizuar nga kjo platformë si keqdashëse”, tha ai

Gjatë fjalës së tij,  Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se falë pjesëmarrjes së Shqipërisë në struktura ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, mundësia e aftësimit të ekspertëve shqiptarë në këtë fushë është shumë e madhe./ACNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy