Kryetari i Gjilanit thotë se po e renovon Palestrën, Lutfi Haziri i thotë se po bën komedi

by Nexhat

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar të dielën një status në Facebook, ku ka thënë janë 7 projekte në shtatë javë.

Po ashtu ai ka përmendur edhe rinovimin e Palestrës së Sportit”.

banner

”Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” – 2,3mil € Ky projekt përfshin rinovimin e plotë të palestrës së sporteve.  Rinovim i tërësishëm brenda. Sistemi i ngrohjes, klimatizimit dhe ajrosjes. Dyshemeja, çatia, dhomat e ndërrimeve, nyjet sanitare, dyert dhe dritaret etj.; Rimodelim i hapësirës së jashtme. Shtegu i vrapimit. Tribuna të mbuluara. Hapësira parkingu. Byfe e re. Nga planet për Partneritet Publiko Privat me HOTEL në pronë publike nga e kaluara, në Palestër Sportive tërësisht të rinovuar në shërbim të sportistëve e sportdashësve”, ka shkruar Hyseni

Ndaj tij, ka reaguar Lutfi Haziri, ish-kryetar i Gjilani, duke e quajtur Hysenin si “administrator” e jo si krytetar

Madje Haziri ka thënë se Hyseni po tallet me qytetarët e Gjilanit, duke thënë se “janë 7 dështime dhe ofendime”.

”Pas projektit të “Qendrës Kulturore” kundërligjshëm dhe në pronë të sportistëve, sot Administratori i Gjilanit paska paraqitur nje projekt të ri për Palestren e Sporteve në Gjilan. Ky qe i ka degraduar projektet ekzistuese e të nisura si projektin e Stadiumit të Qytetit dhe projektin e Palestres Sportive në Zhegër, e paska zgjedhur këtë ditë vikendi për të bërë një komedi përmes rrjeteve sociale për qytetarët e Gjilanit.  7 javë, 7 dështime, 7 ofendime për gjilanasit”, ka shkruar Haziri.  

Hyseni kishte arritur të fitonte zgjedhjet kundrejt Hysenit në vitin 2021 përmes balotazhit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy