“Ky do të jetë viti më i rëndë, më kritik për Kosovën”

by Nexhat

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se 2024 do të jetë “viti më i rëndë” dhe “viti më kritik” për Kosovën.

Haziri tha të mërkurën në emisionin “ZEN me Artan Behramin” në T7 se Kosova duhet të zgjedhë mes dy rrugëve dhe se “ata që kanë shpëtu në 2023-ën, këtë vit s’ka shancë me shpëtu”.

banner

“Ka me qenë viti më i rëndë për Kosovën, viti më kritik për Republikën tonë”, tha Haziri.

“Ne kemi me zgjedhë mes ecjes drejt Perëndimit, duke u bërë të barabartë me popujt sovranë, ose kemi me stagnu dhe kemi me rrëshqitë drejt një problemi të ngrirë, i cili ka me mbetë i hapur, sepse këtë e dëshiron Kurti”, shtoi ai

Haziri tha se Kurti do të krijojë “armiq të brendshëm”. Ai tha se këto indikacione janë paralajmërim i keq për qytetarët.

“Dhe me tensionet e përhershme, për me ndejtë dikush në Qeveri, ka nevojë për armiq të jashtëm. Kur të mbyllet çështja e armiqve të jashtëm, pastaj mosvet për këtë popull. Fillojnë armiqtë e brendshëm. Sepse pasiguria juridike është bërë problem kryesor sot në Kosovë. Për një vend që s’ka kryeprokuror të shtetit, është paralajmërimi më i keq për qytetarin, për pronarin, për biznesin dhe çdokë tjetër”, tha nënkryetari i LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy