Man United së shpejti do të fillojë kontaktet e para me Benfican për kartonin e Joao Neves

by Nexhat

Manchester United pritet që së shpejti të hap bisedimet me Benfican për transferimin e mesfushorit Joao Neves gjatë verës.

19-vjeçari u bë pjesë e ekipit të parë të Benficas në 2023 pas kalimit të Enzo Fernandez tek Chelsea për një shifër rekord prej 106 milionë eurosh, duke plotësuar boshllëkun e lënë nga fituesi i Kupës së Botës

Neves ka habitur të gjithë me performancat e tij të mira, duke u shndërruar në njërin nga lojtarët kyç të ekipit nën urdhrat e Roger Schmidt.

Këto performanca të mira me Benfican i kanë mundësuar atij ftesën tek Portugalia, ku deri më tani numëron tri paraqitje për shtetin e tij.

United në anën tjetër e admirojnë Nevesin dhe e konsiderojnë si një “prioritet kryesor”, pas blerjes së 25 për qind të aksioneve nga Sir Jim Ratcliffe.

The Mirror raporton se United do të fillojë së shpejti kontaktet e para për një marrëveshje gjatë verës

Jo shumë kohë më parë, këto dy klube u përfshinë në bisedime kur Benfica siguroi transferimin e mbrojtësit Alvaro Fernandez në formë huazimi nga Manchester United.

Fjalë të mira për Neves ka thënë edhe kapiten i Manchester United, njëherësh edhe bashkëkombasi i tij, Bruno Fernandes, i cili e ka konsideruar 19-vjeçarin si një ndër talentët më të mirë në botë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy