Sa shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri? Çfarë deklaron drejtorja e INSTAT-it

by Nexhat

Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli ishte këtë të diel e ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth censit të popullsisë.

Ajo tha se tashme ka filluar procesi i përpunimit  të të dhënave të Censit si dhe anketës pas Censit e në përfundim të kësaj do të bëhet i mundur dalja i numrit të saktë të popullsisë, të banesave si dhe të dhëna të tjera.

banner

“Në fakt duhet të themi se Censi filloi në 18 shtator dhe pati një kohë zgjatje deri në 30 tetor. Ne e zgjeruam kohën e grumbullimit, për shkak të identifikimit të zonave me godinat e reja të ndërtuara pas tërmetit. Këto pjesë u identifikuan nga stafi dhe kjo mori kohën e saj, shkoi deri në 15 nëntor, më pas ne vazhduam me një proces verifikmi për të matur mbulimin dhe cilësinë e procesit, për të parë se sa mirë është realizuar

INSTAT organizoi një vrojtim, ose një anketë pas Censit. Ky vrojtim u organizua në 100 zona të zgjedhura rastësisht në të gjithë territorin e vendit dhe u kryen pyetje dhe intervistë me familje të zgjedhura rastësisht për të kuptuar nëse anketuesi e kishte kryer intervistën si duhej dhe i kishte kaluar të gjitha pyetjet. Në bazë të kësaj ne do të masim edhe përqindjen e mbulimit dhe do të përcaktojmë treguesit e cilësisë, për të vërtetuar që procesi i terrenit ishte cilësor.

Kjo fazë përfundoi në fund të dhjetorit. Tani ne kemi filluar procesin e përpunimit të të dhënave ,të dyja rezultatet do të ballafaqohen dhe ne do të dalim me një shifër cilësor dhe të besueshme e cila do të japë numrin e popullsisë, grupmoshat, popullsinë sipas moshave apo gjinisë si dhe tregues të tjerë, sipas moduleve përkatëse në përmbajtje të pyetsorit”,-tha drejtorja e INSTAT.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy