Tahiri i reagon Kurtit: Për çfarë qeverisje të mirë po flasim, Kosova ka pagat më të ulëta e çmimet më të larta

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ia ka përkujtuar qeverisë Kurti dështimet më të mëdha në mandatin e tyre qeverisës.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri flet për qeverisje të mirë ndërsa Kosova është vendi me pagat më të ulta e çmimet më të larta

banner

Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri kas hkruar se paga minimale në Kosovë është më e ulta në rajon, 170 euro.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Kurtit pas takimit me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Reagimi i plotë:

Për çfarë qeverisje të mirë po flasim?

1. Vendi me pagat më të ulëta e me çmimet më të larta të energjisë elektrike;

2. Vendi me pensione të nivelit të asistencës sociale;

3. Vendi me pagën minimale më të ulët (170) euro në rajon, e që nuk ka fuqi punëmarrëse në treg;

4. Vendi ku investimet kapitale prej buxhetit të shtetit me rreth 60% janë orientuar në 4 komuna të partisë në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 15% të territorit dhe 12% të popullsisë;

5. Vendi i vetëm në rajon ku qytetarët ende nuk kanë sigurim shëndetësor;

6. Ku niveli i arritshmërisë sipas PISA është më i ulëti në rajon;

7. Ku nuk është realizuar asnjë projekt dhe investim i huaj strategjik;

8. Ku lidershipi shpenzon tri vite vendnumëro në rrafshin ndërkombëtar dhe në dialog, e kauzë politike e ka pasur platformën ‘Jo-Negociata’;

9. Ku sanksionet dhe heqja e vizave janë ende kryefjala në qeveri;

10. Ku nuk ka asnjë ligj vital, i cili nuk synon rrëzimin e ndarjes së pushteteve, politizimin, dhe shkeljen e të drejtave fundamentale, e për rrjedhojë bien të gjitha në vlerësimin kushtetues.

Deputetja e parlamentit evropian, Viola von Cramon, ju dëgjoi mbrëmë në takim, ndoshta edhe e ka pa kumtesën për media nga kryeministria, por mos harroni, ajo ka shumë informata, dhe nuk i blenë këto fraza koti! 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy