Në një atmosferë plot shkëlqim dhe pritje, filloi mbrëmjen e së shtunës (13 janar) edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”.
Në mbrëmjen e parë të BBVA, 18 personazhe të njohur të botës së spektaklit, televizionit, sportit dhe jo vetëm, u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u bërë gati për të përballur sfidat e shumta që i presin
Pjesë e këtij edicioni është edhe Rike Roci, bukuroshja shqiptare e cila është bërë e njohur nga paraqitja në kampionat evropian.
Duket se për Riken nata e parë nuk ka shkuar pa incidente, pasi pati një tension të menjëhershme me konkurrenten, Ilnisën
Sipas Rikes, Ilnisa i ka qeshur asaj në fytyrë, të cilën Rike e ka perceptuar si ironike dhe të pavënd.
Ky veprim ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga ana e Rikes, e cila nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësinë e saj ndaj asaj që e ka konsideruar një lloj talljeje.
Ndërsa Ilsida thotë që nuk e bëri në tendencë. “Unë po bëja shaka, unë kam humor të zi.” – shpjegohet Ilnisa.