Begaj: Kuvendi, jo arenë lufte – duhet bashkëpunim mes palëve

by Nexhat

Në pamundësi për t’iu drejtuar deputetëve në mënyrë të drejtpërdrejtë për shkak të situatës së krijuar në sallën e seancave plenare, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zgjodhi që fjalimin e tij në çelje të sesionit të ri parlamentar ta përcjellë nga Presidenca.

Ndonëse në mesazhin e tij nuk i përmendi protestat e opozitës, ai theksoi se Kuvendi duhet të jetë arena e debateve konstruktive.

banner

“Në demokraci përballja e ideve brenda kornizës së respektit për tjetrin dhe vetëpërmbajtja janë domosdoshmëri. Prandaj debati lipset konstruktiv. Kuvendi është skena e ballafaqimit të ideve, jo arena e luftës ndaj kundërshtarit. Është dora e shtrirë ndaj kompromisit dhe dialogut”.

Ndaj ai u bëri apel palëve për të bashkëpunuar për të mirën e vendit pa u penguar nga interesat partiake

“Jam i bindur se deputetët dhe klasa politike mund të gjejnë forca që konfliktin politik ta zëvendësojnë me bashkëpunim konstruktiv. Përçarjen ta këmbejnë me frymën e shenjtë të parlamentarizmit demokratik dhe shtetit të së drejtës, pa shuar debatin, që institucionet e shtetit të forcohen”.

Më tej ai theksoi se klasa politike ka detyrën që të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së parimeve demokratike dhe se interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit socialo-ekonomik të vendit./Tv Klan/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy