Debat mbi aksionin në Kuvend/ Hila: Gaz Bardhi po bën lojën e vetë, e ka zgjedhur Luli. Noka: Është politikan opozitar!

by Nexhat

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, analisti Dritan Hila është përplasur në një debat me deputetin demokrat Flamur Noka.

Hila u shpreh se Gazment Bardhi është zgjedhur nga Lulzim Basha dhe se deri dje ai “u vuri drurin”, duke theksuar se ai nuk është pjesë e mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha. Sipas tij kreu i grupit parlamentar të PD “po bën lojën e vetë”

banner

Megjithatë deputeti demokrat këmbënguli se Bardhi është politikan opozitar dhe mbështetës i kësaj të fundit në aksion

Pjesë nga debati:

Hila: Morët Gaz Bardhin dhe thatë është kryetar, por atë e ka zgjedhur Luli.

Noka: Gaz Bardhi është politikan opozitar.

Hila: Deri dje iu vuri drurin Bardhi, nuk është pjesë e juaja. Ai bën lojën e vetë. Luani me artifica ligjore. Që iu takon juve, iu takon, por pa Gaz Bardhin brenda. Nuk themi që jeni opozita, por jeni opozita më e madhe

Por nuk duhet të bini në artificat ligjore që shfrytëzon Rama. Problemi është që nuk demaskoni Ramën në Parlament. Protestat bëjini në rrugë, a jeni në gjendje të mblidhni 100 mijë vetë. Parlamenti është për të folur.

Noka: Atje është për të folur, por mua më është hequr fjala. Si mund të trajtohemi ne si lebrozë, sikur nuk jemi deputetë të popullit?! Çfarë ka opozita veç fjalës, kontrollin e pushtetit. I zhdukën more, duam të hetojmë për charterin e Ramës. Nuk hetohet. Duam të hetojmë TIMS-in, nuk hetohet sepse do të zhdukë gjurmët e Olsit, Taulantit. Të dhënat e TIMS-i kanë shkuar në një vend armik të NATO-s sipas informatave tona.

Hila: Hetoni pak edhe oligarkët.

Noka: Ka një kryeoligark, ai është Edi Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy