Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka kërkuar deputetëve demokratë të mblidhen ditën e nesërme pas tensioneve që u krijuan sot në Kuvend
Bardhi njoftoi se mbledhja do të mbahet në orën 9:00 në sallën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa thekson se pjesëmarrja është shumë e rëndësishme
Kujtojmë se seanca e sotme parlamentare, e para për këtë vit kalendarik, u mbyll para kohe pas tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës.
“Të nderuar kolegë,
Nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e tij