Gashi: Zgjedhjet do të duhej të shpallen në shtator – ka nisur numërimi mbrapa për Qeverinë Kurti

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ka nisur numërimi mbrapa, për fundin e qeverisjes Kurti.

Gashi ka thënë se maksimumi i mundshëm që Albin Kurti mund të jetë në pushtet, është deri tash një vit

banner

“Jemi në fazë delikate në të cilën po kalon vendi. Kemi hyrë në vitin e fundit të qeverisjes Kurti. Maksimumi i mundshëm deri kur mund të jetë në pushtet z. Kurti është tash një vit. Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht, pra po i ofrohemi fundit të kësaj qeverisje”, tha Gashi

Ai u shpreh se zgjedhjet do të duhej të shpallen në fund të shtatorit dhe të mbahen në fillim të janarit ose shkurriti 2025, sipas kalendarit të rregullt zgjedhor.

Gashi kritikoi gjithashtu LVV për bllokim të komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.

“LVV po e asgjëson shtyllën e mbikëqyrjes parlamentare”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy