KFOR-i ka mbajtur një kurs vetëmbrojtjeje me nxënëset e shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë.
“Komanda Rajonale Perëndimi dhe Batalioni ORF i KOFR-it kanë mbajtur një kurs vetëmbrojtjeje për nxënëset vajza të shkollës ‘Kadri Kusari” në Gjakovë”, thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook.
“Kjo iniciativë dëshmon përpjekjet e vazhdueshme që ushtarët e KFOR-it i bëjnë kundër të gjithë dhunës në bazë gjinore”.
Lajmin për këtë iniciativë e ka bërë të ditur edhe ShME “Kadri Kusari”, ku ndër të tjera konfirmojne edhe pjesëmarrjen e Komandantit të Komandës Rajonale Perëndim, koloneli italian Gabriele Vacca, përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit dhe të Stacionit te Policisë së Kosovës në Gjakovë.