“Kosova, Shqipëria dhe…”/ Kujt i përket profili në Tik-Tok që përhap “hartën” e Serbisë së Madhe: Do të formohen në vitin 2030

by Nexhat

Disa profile të personave nga Serbia kanë nisur një “fushatë” publikimi të hartave në Tik-Tok me territoret e Serbisë së Madhe, të cilat, sipas tyre, do të formohen në vitin 2030

Dy tentativa të dështuara në shekullin e kaluar, sipas të gjithave, nuk ndikuan negativisht në optimizmin e gjeneratës së re të serbëve të mëdhenj, të cilët i regjistrojnë ëndrrat e tyre politike në rrjetet sociale, shkruan Slobodna Dalmacija.

banner

Këto harta përfshijnë përveç “viktimave” të zakonshme të pretendimeve territoriale të Serbisë së Madhe (Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova), sipas planit të fundit, të propozuar në TikTok, përfshihen edhe pjesë të Rumanisë dhe Bullgarisë, Shqipërisë dhe Hungarisë. Të gjitha këto sipas hartës e bëjnë Serbinë e madhe

Autori i videos së TikTok, në një përpjekje të dështuar për humor, krahasoi Kroacinë imagjinare me Gazën palestineze dhe Bregun Perëndimor, 

Gjegjësisht, sipas fjalëve të tij, pas krijimit të Serbisë së Madhe, nga Kroacia do të mbeteshin dy enklava: Sllavonia Perëndimore dhe pjesa në perëndim të linjës Karlobag-Karllovac-Virovitica.

“Meqenëse gjenerata që dinte të përdorte tanke dhe topa nuk arriti të krijonte Serbinë e Madhe, është e sigurt që punën do ta bëjë më mirë një gjeneratë e aftë në rrjetet sociale”, shkruan Slobodna Dalmacija

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy