Llava shkrumbon qytetin e peshkimit në Islandë, pamje nga shpërthimi i dytë i vullkanit në Grindavik

by Merita

Vullkani në Grindavik ka vendosur sërish në alarm Islandën, pas shpërthimit të dytë brenda pak javëve. Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu ditën e djeshme duke bërë që qyteza të lundrojë në llavë.

Nuk kishte asnjë kërcënim për banorët e Grindavik, një qytet i vogël peshkimi, i cili është nën urdhrat e evakuimit.

banner

“Bazuar në vlerësimin e rrezikut të Departamentit të Mbrojtjes Civile të lëshuar më 12 janar, nuk konsiderohet e justifikueshme të vazhdohet të banosh në Grindavík, në dritën e konsideratave të sigurisë publike. Mund të supozohet se urdhri do të jetë në fuqi për tre javët e ardhshme”, thanë agjencitë qeveritare.

Një video nga transmetuesi publik i Islandës RUV tregoi llavën që pushtoi rrugët e Grindavík dhe ndërtesa të djegura.

Të shtunën, Komisioneri Kombëtar i Policisë së Islandës urdhëroi banorët në Grindavík, të evakuuar për herë të parë në nëntor, të evakuoheshin sërish pas hapjes së çarjeve vullkanike në rrugët e zonës.

Zëdhënësja e Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Islandës, Hjordis Gudmundsdottir njoftoi se 60 familje – 10% e popullsisë së zakonshme të qytetit – janë evakuuar deri më tani, duke shtuar se shumë njerëz nuk ishin kthyer ende në shtëpitë e tyre pas shpërthimit të muajit të kaluar.

Pas shpërthimit, policia ngriti nivelin e gatishmërisë. Një helikopter i rojës bregdetare islandeze është vendosur gjithashtu për të monitoruar situatën.

Ndërkohë, disa orë para shpërthimit, zyra meteorologjike e Islandës raportoi një tërmet. Duke folur për sigurinë e udhëtimeve ajrore, Gudmundsdottir i tha CNN se aeroporti në Keflavik është i sigurt pasi shpërthimi nuk ka prodhuar hi vullkanik, i cili mund të ndikojë te fluturimet.

Grindavík, ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Islandës Reykjavík, në gadishullin Reykjanes. Qyteti është “shtëpia” e Lagunës Blu të famshme të Islandës, e cila tërheq mijëra turistë dhe është një nga atraksionet më të vizituara të vendit.

Qyteti u evakuua më parë pas javëve të aktivitetit të lartë sizmik që kulmoi me një shpërthim vullkanik. Plasaritja e tokës pas shpërthimit të dhjetorit ishte rreth katër kilometra, ndërsa çarja e shpërthimit të së dielës ishte rreth një e katërta e gjatësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy