Mujota rrëfen “ditën e tmerrit”, si u bë Masakra e Reçakut zëri i krimeve serbe në botë

by Nexhat

Ish komandanti Fehmi Mujota, ka rrëfyer në “Pressing” të T7 për Masakrën e Reçakut.

AI ka thënë se fshati ishte rrethuar nga të gjitha anët përveç një rrugice të rrezikshme nga e cila janë larguar 300 banorë në orët e para të sulmit.

Sulm kishte nisur në mëngjese, Mujota thotë se aty ishin 30 deri në 40 ushtarë të UÇK-së.

“Masakra e Reçakut ka ndodhur më 15 janar, sulmi ka filluar pas orës 7 të mëngjesit, krismat e para janë dëgju në atë kohë. Në fshat ka pasur 30 deri 40 ushtarë të UÇK-së bashkë me personelin për mbrojtje të popullatës civile. Fshati është sulmuar nga të gjitha anët është bërë një rrethim të plotë,  vetmja pjesë një ngushticë që ata që kanë qenë atje e dinë dhe aty kanë mbërri me dalë rreth 300 banorë. Fshati është sulmuar nga të gjitha anët, pastaj fshati ka ra nga pjesa e epmë, në anën frontale është sulmuar direkt”, ka thënë ndër tjerash ai.

Kjo masakër kishte ngritur alarm në shtetet perëndimore, që më pas rezultoi me ndërhyrjen e NATO’s.

Serbia vazhdon ta mohojë këtë masakër, përkundër fakteve që janë ofruar edhe nga mekanizma ndërkombëtarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy